HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Hulian Rubio, edhe dy vjet bardheblu
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 02 Qershor 2012 16:08   pdfShtypEmail

rubio_sanchezDëshira e mirë për të vazhduar bashkëpunimin dhe një sfocro ekonomike nga të dyja palët duket se kanë bërë që historia e dashurisë së Tiranës me trajnerin Hulian Rubio Sançez të vazhdojë. Tekniku aktualisht ndodhet me pushime në Spanjë dhe pavarësisht se negociatat janë zhvilluar në distancë, vullneti i palëve për të krijuar një projekt fitues ka bërë që të arrihet akordi: Hulian Rubio do të vazhdojë punën në stolin bardheblu.

Sipas asaj që mësohet, tekniku do të firmosë kontratë 2 vjeçare, ndërsa rroga që ai do të përfitojë mund të shkojë në mbi 150 mijë euro në sezon. Për më tepër, 60-vjeçari do të jetë njeriu që përcakton se çfarë lojtarësh dëshiron të ketë në dispozicion.


Me akordin parimor të arritur, ish-lojtari i Seviljes dhe Barcelonës, që në karrierën 27-vjeçare si trajner, mes të tjerave ka punuar edhe në drejtimin e Seviljes dhe Albasetes në Spanjës, Hulian Rubio do të vazhdojë edhe disa ditë pushimet, përpara se të ulet në tryezë me administratorin e klubit Tirana, Salih Tagani për të hedhur piketat e ekipit të ri.


Edhe pse bardheblutë kanë ruajtur kontingjentin e sezonit të kaluar, koha nuk premton, sepse pas afro një muaji Tirana do të luajë në turet kualifikuese të Europa League dhe skuadra duhet përforëcuar, mbi të gjitha me afrimin e një fantazisti, por edhe të ruhet nga sulmet ndaj yjeve të saj.


Qëndrimi i Hulian Rubios është mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe nga yjet e skuadrës bardheblu, ndërsa tani objektivi kryesor i 24-herë kampionëve, që e mbyllën sezonin e kaluar me triumfet në Superkupë dhe Kupën e Shqipërisë, do të jetë fitimi i titullit kampion.


busy
komente