Kategoria Superiore/ Debat për reduktimin e ekipeve | ||||
|
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare te Futbollit e ka shtyre edhe njëherë tjetër vendimin për reduktimin e skuadrave pas dy sezonesh, nga 14 ne 10, klubet e superliges duket se po unifikojnë mendimin e tyre kundër një ideje te tille. Sipas tyre, koha është e papërshtatshme, ndersa Federata ka dështuar njëherë me eksperimente te tilla, pasi superliga nuk vuan nga numri i skuadrave, por nga problematika te tjera qe duhen diskutuar. Edhe drejtuesit e Flamurtarit qe kane qene ne anën e ekipeve qe propozuan reduktimin e ekipeve ne sezonin 2013-2014 e sheh me skepticizëm menaxhimin e kampionatit nga Federata ne një vit elektoral. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare te Futbollit shtyu ditën e mërkurë vendimin për shkak te ndarjes nga jeta te një prej legjendave te futbollit shqiptar, Medin Zhega. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3783 |