Superliga ndryshon sërish “look” | ||||
|
Ne sezonin 2013-2014 Superliga Shqiptare e futbollit do te ketë 12 skuadra. Pas gati 20-dite debatesh Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare ka marre vendimin për reduktimin e ekipeve nga 14 ne 12 skuadra dhe jo 10 siç kishin paraqitur kërkesën disa klube. Kampionati i vitit 2013 do te jete me tre faza nga superliga do te largohen kater skuadra ndërsa do te afrohen dy te tilla nga Kategoria e Pare e futbollit. Ndërkohë Komiteti Ekzekutiv ka vendosur qe një vit me vone ne sezonin 2014-2015 Superliga te jete me 10-skuadra dhe kater faza, por akoma nuk është vendosur se sa ekipe do te largohen dhe sa do te afrohen. Debati për reduktimin e Superliges kishte nisur ne 4-Qershor kur klubet elitare kishin bere një kërkese te tille me argumentin se kjo gjë rrit nivelin e kampionatit dhe shton te ardhurat për klubet sidomos nga e drejta televizive. Ndërsa për klubet kundër federata kishte dështuar njëherë me eksperimente te tilla. Pas 5-sezonesh skema e kampionatit kishte ndryshuar vetëm një vit me pare me rritjen e numrit nga 12 ne 14-ekipeve . Pas viteve 90-te, skema e superliges është ndërruar 12-here ku rekordin e numrit pjesëmarrës e patën vitet 96’, 98’ me 18-skuadra. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3913 |