Kastrioti/ Artan Djala rikthehet si president i krutaneve | ||||
|
Pas nje sezoni te mire e ne perberje te ekipit me lojtare mjaft cilesore ekipi krutan ne perfundim te kampionatit filloi te shperbehej duke ju larguar dhe presidenti. Duke u gjendur ne nje kaos te tille tifozeria e zjarrte krutane ishte mjaft e shqetesuar duke pare qe cdo dite nje nga titullaret e tyre largohej nga ekipi i tyre i zemres. Me sa duket ky ngerc qe kishte mberthyer ekipin e Kastriotit ka marre fund. Ne krye te ekipit eshte rikthyer Artan Djala president i cili zoteron dhe 40% te aksioneve. Pjesa tjeter e aksioneve zoterohet nga bashkia e Krujes 25% dhe 35% nga Albasport sh.a. Djala ka premtuar nje ekip te forte dhe konkurues per sezonin 2012-2013. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4754 |