HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Merkato/ Te gjithe duan Pero Pejic-in
nga AlbaniaSoccer   E martë, 17 Korrik 2012 19:10   pdfShtypEmail

pero_pejic_tironKlubet pretendente në Superligës kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit Pero Pejiç. Kroati është shndërruar në “xholin” e merkatos së verës në Shqipëri, ndërsa interesimi është mjaft i madh.

Vetëm pak orë pasi Pejiç deklaroi se nuk pranonte kushtet e Flamurtarit për rinovimin e konatrës, duke vulosur “divorcin” nga vlonjatët, klubet e tjera kryesore në vend kanë nisur konkurrencën për ta bindur lojtarin.

Tirana mendohet të jetë në “pole” për sulmuesin 29-vjeçar. Pejiç ka lënë kujtime shumë të mira te bardheblutë, ku në sezonin 2010-2011 ka shënuar 14 gola. Ai cilësohet si pasardhësi ideal i Bekim Balës, që pritet të trasferohet te çekët e Spartës së Pragës.

Por, më mbrapa nuk mbetet Vllaznia. Pas merkatos mjaft të bujshme, shkodranët presin edhe dy përforëcime, njëri prej të cilëve pretendohet të jetë një emër “big”. Ai pritet të jetë pikërisht Pejiç, i preferuar nga trajneri Shpëtim Duro. Tashmë lojtari pret të zhvillojë biseda konkrete me kuqeblutë.

Por, në garën për kroatin është edhe Skënderbeu. Pavarësisht se kanë Xhafajn, Plakun, Dimon e Kulin, në Korçë po mendojnë seriozisht edhe për Pejiç. Kjo për faktin se pas ndeshjeve kualifikuese në Champions League, drejtuesit e klubit në bashkëpunim me trajnerin Levi do të vendosin se cilët lojtarë do të qëndrojë në skuadër dhe cilët do të largohen për ti hapur vend përforcimeve për sezonin e ardhshëm.


busy
komente