Tirana/ Ilion Lika kapiteni i ri i bardhebluve | ||||
|
Hulian Rubio Sançez ka folur edhe për ndryshimin e kapitenit, që nuk do të jetë më mbrojtësi Elvis Sina, por portieri Iljon Lika. Gjithsesi, trajneri spanjoll u mundua t'i minimizonte polemikat për këtë rast. “Në asnjë vend tjetër shiriti i kapitenit nuk ka kaq shumë rëndësi, - tha ai. - Në terrenin e lojës, ai që mban shiritin e kapitenit, do transmetojë ndjenjat e klubit dhe mendimet e trajnerit, asgjë më shumë. Asnjë që ka shirit në krah nuk mund të influencojë për mirë apo për keq tek askush, sidomos tek arbitri. Çështja e kapitenit është një vendim ekskluziv i trajnerit. Unë kam qenë kapiten shumë vite dhe ushtar po shumë vite dhe nuk kam ndjerë asnjë ndryshim. Është tjetër gjë të jesh kapiten në dhomat e zhveshjes, përballë trajnerit dhe klubit, sepse atë e zgjedhin vetë lojtarët. Kurse kapitenin e fushës e zgjedh përherë trajneri", shtoi Rubio. “Unë jam profesionist dhe zbatoj urdhrat e stafit drejtues", tha portieri Iljon Lika për këtë ceshtje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3888 |