Zyrtare/ Erbim Fagu, “besnikeri” ndaj Skendebeut | ||||
|
Mbrojtesi tiranas Erbim Fagu i ka qendruar besnik ekipit te Skenderbeut duke mos i tradhtuar ato per ndonj ekip tjeter. Ofertat ne drejtim te tij kane qene te shumta kete periudhe, por ai preferoj te qendroj te Skenderbeu duke nenshkruar nje kontrat nje vjecare me presidentin e ri Ardian Take. “Jam i dashuruar me qytetin e Korces dhe me tifozet e tij. Kam dy vjet qe luaj per kete ekip e ndjehem si ne shtepine time. Me kane respektuar dhe me kane dashur sikur te kisha qene djali tyre dhe nuk mund te largohesha aq kollaj nga Skenderbeu. Ne dy vjet jam shpallur po dy here kampione. Duke pare dhe ambicjen e presidentit Take nuk ishte shume e veshtire per te firmosur ne menyre qe te zgjasnim bashkepunimin dhe per nje vite tjeter. Shpresoj e besoj qe do te shpallemi serish kampione per te tretin vite rradhazi. Dua te falenderoj e ish presidentin Zeqo per gjithcka qe ka bere per ne lojtaret dhe per ekipin e Skenderbeut”, ka perfunduar deklaraten e tij per Albaniasoccer.com, Erbim Fagu. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3646 |