Flamurtari/ Shkarkohet Shkelqim Muca | ||||
|
Barazimi 1-1 në fushë asnjanëse me Bylisin i ka kushtuar vendin e punës trajnerit të Flamurtarit Shkëlqim Muça. Të hënën pasdite drejtuesit e Flamurtarit kanë vendosur që të ndërpresin marrëdhëniet me trajnerin Muça, ku padyshim shkaku është fillimi i dobët me Bylisin. Mbase në këtë vendim të drejtuesve kanë ndikuar edhe polemikat me lojtarëve të larguar si Progni, Gentian Muça, Brahja, Sakaj, Çela etj, që si lajtmotiv kishin: Na largoi trajneri, sepse kërkon të mbajë vetëm lojtarët e tij, ata që paguajnë. Gjithsesi në kohën që dolën këto polemika drejtuesit u radhitën në kahun e trajnerit, por të hënën kanë vendosur që ta shkarkojnë. Dihet se Flamurtari ka qenë shumë aktiv në merkato duke shpenzuar miliona, me synimin e vetëm sjelljen e titullit kampion në Vlorë, por starti me Bylisin nuk ka qenë për kampion, gjë e cila ka ndikuar edhe në shkarkimin e trajnerit Shkëlqim Muça. Nuk është vendosur se kush do të jetë pasardhësi i Muçës, menjëherë kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm, ku midis tyre është edhe emri i trajnerit të Tiranës, Hulian Rubio. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3662 |