Flamurtari/ Rubio: Nuk jap dorëheqjen | ||||
|
Tekniku i Flamurtarit e ka etiketuar situatën ne te cilën ndodhet ekipi i tij pas humbjes me Besen si nje krize rezultatesh dhe jo loje. Ne nje interviste per Vizion Plus, spanjolli Rubio ka shuar çdo spekulim per nje revolucion ne skuadër me largime te shumta lojtaresh si te vetmit fajtore per situatën e krijuar. “Eshte nje krize rezultatesh, por jo krize pune dhe loje. Une nuk kam thene asnjëherë qe do te ikin 7 lojtare. Une i dedikohem % punes dhe nuk merrem me fjale. Edhe ne Shqipëri si ne çdo vend te botes ka njerëz apo lloje korbash qe kërkojnë te gjejnë kufoma per t’u ushqyer por kjo mua nuk me intereson. Kampionati eshte i gjate, ka shume rruge per te bere, distanca eshte e madhe. Por ne nje kampionat si ky shqiptar, ku diferencat nuk jane te medha besoj se ka rruge per te arritur çdo objektiv.” Nderkohe spanjolli 60 vjeçar nuk dorezohet dhe kërkon t’i shkoje deri ne fund aventurës me Flamurtarin. Ekipi ne harkun kohor te 5 diteve ka dy sfida teper delikate. Perseri ne Kavaje te mërkurën ndaj Beses, por kete radhe per kupen e Shqipërisë dhe te shtunën per javen e 8 te superliges ne Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3271 |