Besa/ Dhunë në Kavajë, arrestohet kryebashkiaku Elvis Roshi | ||||
|
Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Roshi eshte arrestuar, pas dhunes se ushtruar ne stadiumin e kavajes gjate ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, ndaj trajnerit te skuadrës mike, Nevil Dede. Ai akuzohet per goditje per shkak te detyres, kercenim te jetes per shkak te detyres dhe kundershtim dhe mosbindje ndaj forcave te policise. Ajo që po ndodh që dje në Kavajë është tërësisht politike dhe nuk ka lidhje me futbollin. Është ky mendimi i deputetit socialist Ejron Braçe, i cili nga profili i tij në Facebook deklaron se nuk i beson asnjërës prej palëve: as trajnerit të Tiranës Nevil Dede dhe as Kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Rroshi. Sipas tij e vetmja provë e dokumentuar për ngjarjet është një fotografi ku trajneri i Tiranës shfaqet ndërsa bën grushtin drejt tifozëve të Kavajës, duke i akuzuar ata si komunistë. Braçe ka kërkuar që të hetohet jo vetëm konflikti mes Dedes dhe Rroshit, por edhe dhuna që, sipas tij, forcat speciale të policisë kanë ushtruar ndaj qytetarëve të Kavajës. Braçe i ka cilësuar këto forca si “bandë e lëvizshme e policisë së shtetit”. Deri tani, për ngjarjen, nuk ka ardhur asnjë reagim zyrtar nga Partia Socialiste. Noka: Pretendimi për iskenim i Roshit është një përrallë “Nuk kam urdhëruar arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Pretendimi për iskenim i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është një përrallë”, deklaroi Noka. Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Totozani ka deklaruar se po vlerësohet ngjarja. “Kam dërguar dje në Kavajë dy komisionerë për të vlerësuar konfliktin Dede-Roshi. Kemi marrë kontakt me kryebashkiakun e Kavajës, Roshi dhe po mbledhim fakte” vlerësoi Totozani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3468 |