HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Reagon Keshilli drejtues, pas vendimit te KD-se!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 14 Mars 2013 01:10   pdfShtypEmail

TironaNë një deklarat për shtyp, pas publikimit në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u publikua vendimi i Komisionit Disiplinor, i cili ndërmori masën disiplinore në dëm të trajnerit Nevil Dede, duke e pezulluar nga aktivtetet sportive të organizuara nga FSHF për dy ndeshjet e rradhës, për shkeljen e parashikuar në Nenin 53 të Kodit të Dispilinës Sportive, si provokim i publikut.
Klubi i Futbollit Tirana nuk kërkon të ripërsërisë faktet tashmë të përbotësuara, por, sqaron opinionin publik se, në Vendimin e Komisionit të Disiplinës evidentohen probleme madhore të cilat vijnë si produkt, fillimisht i parashikimeve jologjike të korpusit ligjor sanksionues i kundravajtjeve disiplinore, duke përfunduar në inkoherencën vendimmarrëse të këtij organi juridik, i cili ndëshkon viktimën për pësimin e dhunës dhe komplimenton agresorin për gjestin “civil” të kryer. Kjo, në terma të Kodit të (In)Disiplinës Sportive të miratuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, përkufizohet : NXITJE E URREJTJES DHE AKTEVE TË DHUNËS ( Neni 52 ).
Duke vazhduar në analizë të Proces – Verbalit të lartëpërmendur, në Pikën 8, Komisioni i Disiplinës është shprehur me vendim se, K.F. Besa për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë dhe 200.000 lekë gjobë në baze të neneve 65.1 dhe 65.3/a të Kodit të Disiplinës Sportive.

Janë të ftuar të gjithë të interesuarit që të lexojnë përmbajtjen e Nenit 65.3/a, si vijon : “ Në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, pa shkaktuar akte të dhunës apo ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë”. Referimi i kryer ndaj kësaj dispozite, jo-vetëm që nuk ka të bëjë me rastin konkret, por mohon edhe vetë deklarimet e kryera publikisht nga Vëzhguesi i F.SH.F – së për rrethanat e ngjarjes.
Ndëshkueshmëria penale e këtij akti është jashtë juridiksionit, kompetencave por edhe vullnetit të organit të qeverisjes sportive dhe për këtë, K.F. Tirana nuk paraqet asnjë kundërshti. Por, pohimi mohues rëndohet edhe më tej kur kryhet nga vetë institucioni përgjegjës për garantimin e vërtetësisë në futboll.
Ndaj Trajnerit, Nevil Dede dhe rrjedhimisht, Klubit të Futbollit Tirana në intervalin famëkeq në pushimin e ndeshjes së datës 10.03.2013, janë konsumuar shkelje të rënda të cilat, do të passillnin ndëshkimin e rëndë të K.F. Besës, në cilësinë e skuadrës pritëse. Është e kuptueshme që klubi ynë nuk gëzon pozicionin e prokurorit apo gjyqtarit dhe as manifeston vullnetin dhe dashakeqësinë për ndëshkimin e homologëve, por nuk mund të pranojë assesi përçudnimin e së VËRTETËS. Shkelje të tilla si : Kërcënimi ( Neni 58 ), Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive ( Neni 65.1, 65.2, 65.3/b ), pa përmendur sjelljet ofenduese ( Neni 56 ) ndëshkohen/mund të ndëshkohen me masën e humbjes së ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3:0.  Këto ndëshkime, nuk janë kërkuar nga ne për të vetmin motiv s më datë 10.03.2013 u luajt futboll i vërtetë, aq sa i vërtetë ishte akti i dhunës ndaj Trajnerit tonë, i ndëshkuar në cilësinë e viktimës.
Një agresor i identifikuar, i cili ushtron funksionin e përfaqësuesit të aksionarit, konsumon kundravajtjen e parashikuar në Nenin 48.2/b, si sjellje e keqe ndaj kundërshtarëve, mbetet i pandëshkuar nga drejtësia sportive, ndërsa një subjekt i dhunuar dhe i kërcënuar ndëshkohet për një gjest të ashtuquajtur... provokues. Nëse Komisioni i Disiplinës merr atriubutet e amenduesit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ne do t’i përulemi solemnisht sot e kurdoherë.
Klubi i Futbollit Tirana mbështet Trajnerin e saj në çdo vepër dhe deklaron se, do t’i sigurojë të gjithë asistencën e nevojshme për garantimin e të drejtave të cënuara drejtëpërdrejtë nga rojtarët e Fair Play - it.

Arbi Fortuzi


busy
komente