Komisioni Apelit/ Nuk ka falje per Bylis | ||||
|
Komisioni Apelit ka lene ne fuqi vendimin qe ka marre Komisioni Disiplines ne daten 27 shkurt per ti hequr Bylisit tre pike. Ballshiotet kishin kerkuar anullimin e kesaj mase ndeshkuese dhe heqjen e gjobes prej gjashte milione lekesh qe duhet te paguajne por gjykata sportive e Apelit nuk ka menduar keshtu. Bylis u ndeshkua me heqjen e tre pikeve dhe humbjen e ndeshjes me Skenderbeun ne tavoline me rezultatin 3-0 per shkak te aktivizimit te gjashte lojtareve te huaj duke shkelur rregulloren. FSHF nepermjet komisioneve te saj juridike ka denuar skuadren nga Ballshi qe tani nuk ka se cfare te bej tjeter vecse te pranoj verdiktin e drejtesise sportive. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3218 |