Zyrtare/ Partizani afron mbrojtësin Ertan Demiri | ||||
|
Ertan Demiri, përforcimi është përforcimi i radhës i të kuqve. Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia ka nënshkruar të hënën një kontratë 2-vjecare me klubin e kuq. Ai ka lindur më 24 janar 1979 dhe është një futbollist me shumë eksperiencë, që ka luajtur në Maqedoni me FK Shkëndija 79 së fundi. Demiri u lind në Çair, Shkup, ku u rrit dhe u formua si futbollist, derisa regjistrohet fillimisht me FK Sloga Jugomagnat, klub futbolli i bazuar në Çair. Demiri është 34 vjeç por pavarsisht moshës së tij ai shikohet si një mundësi mjaft e mirë për skuadrën e Hasan Likës dhe qëndrën e mesit të fushës ku luan futbollisti shqiptar nga Maqedonia. Partizani me këto lëvizje po rindërtohet vrullshëm dhe tani entuziazmi i tifozëve në pritje të rikthimit në Superiore është mjaft i madh. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3017 |