Champions League/ Shakhter-Skënderbeu do të gjykohet nga rusi Aleksei Nikolaev | ||||
|
Ndeshja e parë e turit të tretë të Ligës së Kampioneve ndërmjet Shakhter Karagandy dhe Skënderbeut do të luhet të martën më 30-korrik, ora 15:00, në stadiumin “Astana Arena” në Astana. Ky takim do të arbitrohet nga një 3-she gjyqtarësh rusë. Kryesor do të jetë Aleksei Nikolaev, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Tikhon Kalugin dhe Vitali Drozdov. Edhe gjyqtari i katërt do të jetë rus, Maksim Layushkin. Delegat i UEFA-s do të jetë Dimitri Bokeria, ndërsa vëzhgues Vasyl Melnyçuk. Dy vjet më parë, më datë 2 shtator 2011, arbitri kryesor ka gjykuar ndeshjen eliminatore për Kampionatin Europian 2012, Shqipëri-Francë, 1- 2. Në atë takim, gjyqtari rus ka akorduar 5 kartonë të verdhë, tre për Kombëtaren shqiptare dhe dy për atë franceze. Në 2007, ai u bë gjyqtar ndërkombëtar dhe një vit më pas u angazhua në ndeshjet eliminatore të ekipeve kombëtare. Në 2011-tën u ngjit në elitën e gjyqtarëve të UEFA-s, por pas një viti zbriti një kategori më poshtë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3400 |