HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ UEFA - Kukësi "i vogël" vazhdon të gumëzhijë për Shqipërinë!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 02 Gusht 2013 23:59   pdfShtypEmail

uefa logo1 703796564“Ne po e shkruajmë historinë. Jam i kënaqur me rezultatin, por kemi shumë punë për të bërë. Metalurgu është ekip i fortë, por ne po luajmë mjaft mirë dhe jam krenar me entuziazmin e ekipit.” Me këtë deklaratë të trajnerit të Kukësit, Armando Cungu e nis shkrimin kushtuar skuadrës së Kukësit në faqen e UEFA-s.

Ekipi me koeficientin më të ulët të UEFA-s në Europa League, ku po marrin pjesë 58 ekipe në turin e tretë kualifikues, Kukësi, po e bën mrekullinë.

Edhe pse nuk e priste askush, skuadra shqiptare ia doli ta mposht Metalurg Donjeckun me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë, falë golave të Malakarnes dhe Malotës, duke e bërë një hap gjigant drejt “play-off”-it të Europa League. Paraprakisht,, ekipi shqiptar i Kukësit, i cili debuton në futbollin europian, ka eliminuar ekipe, si FC Flora Tallinn dhe KF Sarajevo.
Kukësi është i pamposhtur në 5 ndeshje në Europë. Ky ekip bëri një fillim perfekt ndaj vizitorëve ukrainas, duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutash. “Kjo ishte ajo për të cilën kishim nevojë”, - theksoi kapiteni Rrahman Hallaçi.

Portieri Argent Halili e ruajti portën e tij të paprekur, duke bërë pritje të shkelqyera në gjuajtjet e Velizar Dimitrov e Djordje Laziæ. “Ai ishte i jashtëzakonshëm”, - theksoi futbollisti i Kukësit, Ylli Hoxha. Ky rezultat nënkupton se Kukësi u bë skuadra e parë shqiptare që e ruajti pamposhtësinë në një rekord prej pesë ndeshjesh.

Kalimi i mundshëm i turit të tretë do të thoshte se Kukësi mund të luajë me ekipe të mëdha si Totenhami, Dinamo Kiev apo Fiorentina. Por, për Kukësin kjo nuk është problem, pasi kjo skuadër simpatike dhe modeste ka treguar se kur të fillojë loja, ndihet i barabartë me kundërshtarët.


busy
komente