Apolonia – Skenderbeu 1 – 1 / Apolonia harron te fitoje | ||||
|
Pavaresishte nderrimit te trajnerit skuadra e Apolonis nuk ka bere hapa para, por ka ndodhur e kunderta. Trajneri Karishik e la skuadren ne vendin e trete ndersa sot ajo gjendet e katerta vetem me 25-se pike. Me ardhjen ne krye te Hasan Likes skuadra e Apolonis eshte eleminuar nga kupa e Shqiperise si per ironi te fatit po nga Skenderbeu i cili arriti ti rrembej nje barazim ne stadiumin “Loni Papuciu”, ne perballjen e sotme. Skuadra firake e mbeshtetur dhe nga tifozeria vendase ka qene me e karikuar dhe ka kerkuar deri ne minutat e fundit qe ta fitonte kete ndeshje, por pa mundur. Ne minuten e 40-te boshnjaku Sead Hadzibulic do te ngreje ne peshe tifozerine e zjarrte firake duke shenuar golin e avantazhit. Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 1-0. Ne pjesen e dyte djemte e Gerd Haxhiut shikojne me shume ne drejtim te portes se Hoxhes. Ne minuten e 56-te, arbitri kryesor Sokol Jareci akordon njembedhjetemetersh ne favor te miqve. Kapiteni Shkembi ekzekuton dhe barazon rezultatin ne 1-1 ne minuten e 57-te. Nga ky moment skuadra vendase hidhet e tera ne sulme per te shenuar golin e fitores duke lene shume hapesira prapa te cilat nuk u shfrytezuan ashtu sic duhet nga korcaret. Ne perfundim te dy skuadrat jane ndare ne barazim, rezultat i cili me shume ka kenaqur Skenderbeun. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3858 |