UEFA & “Greenfields” inspektojnë punimet | ||||
|
Përfaqësues të UEFA dhe kompanisë hollandeze që po shtron fushat me bar artificial “Greenfields”, kanë inspektuar punimet e deritanishme në të gjithë Shqipërinë. Marcus Keller dhe Rob Venneker, kanë qenë këto ditë në vendin tonë për të parë nga afër gjendjen e fushave dhe ecurinë e punimeve. Sipas tyre, ecuria e këtij projekti është shumë e mirë. Ata kanë mbetur mjaft të kënaqur nga ecuria dhe cilësia e punimeve në fushat që janë process. Sipas tyre do të duhen vetëm disa korrigjime të vogla për t’i sjellë fushat në gjendjen që kërkohet sipas standarteve të FIFA-s dhe UEFA-s. Brenda mesit të muajit shkurt, ata do të jenë përsëri në Shqipëri për të vazhduar inspektimin e tyre në fushat në proces.
Media FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1924 |