Bundesliga 2 / Kapllani, i shenon gol ish-skuadres se tij | ||||
|
Sulmuesi shqiptar i Tus Koblenz, Edmond Kapllani, u hakmorr ndaj ish-skuadrës së tij, Karlsruher, në barazimin 2-2 në ndeshjen hapëse të javës së 31-të të kampionatit gjerman Bundesliga 2. Sulmuesi durrsak realizoi në minutën e 31-të golin e barazimit të përkohshëm 1-1, me një gjuajtje me të djathtën pas shërbimit të Viblishauzerit, kur më parë për Karlsruher kishte shënuar në minutën e 2-të, Stindle. Mavriç me penallti çoi në 2-1 shifrat për Tus Koblenz , por Stafeldt barazoi me një gol me kokë për Karslruher. Për sulmuesin durrsak, ishte goli i tij i katërt në 14 ndeshje me fanellën e Tus Koblenz. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2322 |