Legjionaret/ Vangjeli prane Ankaraguçuse ne kampionatin turk | ||||
|
Mbrojtesi i Kombetares shqipetare Kristi Vangjeli pritet ti jape lamtumiren Arisit, skuadren me te cilen ka luajtur per pese vite. Ne sezonin e ardhshem me shume mundesi pritet qe te luaje ne superligen turke, me saktesisht me Ankaraguçune. Vangjeli nepermjet menaxherit te tij ka derguar disa DVD te ndeshjeve te tij me Arisin ne kampionat dhe Europa Lige. Marreveshja mund te arrihet ne qershor dhe Vangjeli mund te lere Arisin. Pavaresisht zerave per nje transferim te mundshem ne Bundesligen Gjermane, duket se mbrojtesi kuqezi eshte me prane Turqise. Moskualifikimi i skuadres se Arisit ne Kupat Europiane, eshte nje arsye per divorcin e korcarit me greket. Ankaragucu i ka ofruar atij nje page me te larte dhe kushte me te mira. Ky ekip renditet ne vendin e 9-te ne Superligen Turke, me 40 pike te grumbulluara dhe ka ambicie per te bere nje skuader me te forte per sezonin e ardhshem. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4157 |