Ne fokus/ Kampionati i shkollave te mesme drejt finaleve | ||||
|
Vazhdon me mjaft interes edicioni i dytë i kampionatit të shkollave të mesme. Tashmë ai ka hyrë në një fazë mjaft interesante. I organizuar me iniciativën e sektorit të zhvillimit të futbollit të fëmijëve dhe të rriturve, ai tashmë është shndërruar në një realitet të këndshëm për të rinjtë e kësaj moshe. Kete vit kampionati është zhvilluar në tre qytete të Shqipërisë në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Pas përballjeve mes shkollave në bazë rrethi në fazën gjysëm finale do të kalojnë dy skuadrat e para të Tiranës dhe fitueset e Elbasanit dhe Durrësit. Takimet gjysëmfinale, do të zhvillohen në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit në datat 4 dhe 5 qershor. Finalja do të luhet më 7 qershor në të njëjtin stadium. Sipas përgjegjësit së këtij sektori Millan Baçi “këtë vit interesimi i të rinjve për të marrë pjesë në këtë aktivitet tashmë tradicional, është rritur mjaft. Ne synojmë që në vitin e ardhshëm ta zgjerojmë edhe më gjeografinë e zhvillimit të këtij aktiviteti. Nje falenderim i vecante per kontrubitin interesant shkon per sponsoret Uji i Ftohte Tepelena, Spitali Amerikan dhe Digiprint te cilet jane gjithnje prane futbollit shqiptar ne te gjitha kategorite. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1686 |