Ne fokus/ Frederik Veseli debuton me Mançester Junajtid | ||||
|
Mbrojtësi kosovar, Frederik Veseli, është ndarë i kënaqur me debutimin e tij në ekipin e parë të Mançester Junajtid. Por, pavarësisht paraqitjes së mirë në debutim, ai thotë se ka nevojë të përmirësojë shumë gjëra në lojën e tij. “Është ndjenjë e mirë”, tha Veseli për “MUTV” pas ndeshjes debutuese. “Pati një numër të madh të shikuesve dhe unë po luaja me ekipin e parë, ishte një ndjenjë e mirë”. Këtë ndeshje e ndoqën rreth 50-mijë shikues në Durban të Afrikës së Jugut, ku skuadra e Aleks Fergusonit po përgatitet për edicionin e ri. Veseli, 19-vjeçar, të martën mbrëma ishte titullar kundër ekipit afrikan, Amazulu (1:0). Në këtë ndeshje luajti vetëm në 45-minutat e para. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2187 |