Turqi/ Bajram Fetai transferohet te turqit e Denizlispor | ||||
|
Bajram Fetai i ka dhënë fund aventurës së tij në Danimarkë. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka vendos të ndahet nga skuadra e tij e deritanishme Lyngby, me qëllim që karrierën ta vazhdoj në Turqi. Bajrami do të aktivizohet në ligën e dytë të futbollit turk, ku do t’i mbroj ngjyrat e skuadrës Denizlispor. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat turke presidenti i këtij klubi, Sulejman Urkay. Ai nuk e ka fshehur gëzimin që klubi i tij ia ka dal t’i siguroj shërbimet e 26-vjeçarit nga Tetova. Madje, Urkay pret ndihmë të madhe nga Fetai. “Bajram Fetai do të japë kontribut të madh për skuadrën, pasi është një sulmues që ka fuqi të madhe dhe është i përshtatshëm për sistemin e lojës sonë”, ka deklaruar Urkay. Bajram Fetai ka luajtur edhe disa ndeshje me përfaqësuesen maqedonase. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1963 |