Skoci/ Kuqi transferohet te Hiberniani | ||||
|
Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi ka kompletuar transferimin te skuadra e Premier Leagues së Skocisë, Hibernian. Kuqi 35-vjeçar ka kaluar testet mjekësore të Hiberniani të enjten, ndërsa do të bartë fanellën e kësaj skuadre këtë edicion. Kështu kanë raportuar mediat finlandeze të enjten. ‘Çdo gjë është e qartë me Hibernianin. Hiberniani më ka kontaktuar në fillim të verës dhe kemi shqyrtuar disa detaje, përfshirë edhe rrogën. Jam shumë i lumtur që është realizuar ky transferim. Kam pasur oferta edhe nga skuadra të kategorive më të ulëta të Anglisë, por kam pëlqyer këtë ofertë. Hiberniani ka një rol të madh në Skoci. Ka një skuadër të re dhe ka kërkuar lojtarë me përvojë si unë’, ka thënë Kuqi, shkruan ‘Iltalehti.fi’ të enjten.Në futbollin skocez kishte bërë përvojë më parë edhe vëllai i vogël i Shefki Kuqit, Njaziu. Ai kishte luajtur për Dundeen në Kategorinë e Dytë të Skocisë, mirëpo skuadra falimentoi dhe sulmuesi u largua për në kampionati grek. Shefki Kuqi stinorin e fundit luajti në Kategorinë e Tretë të Anglisë te skuadra Oldham Athletic. Sulmuesi vushtrrias kishte përcjellë skuadrën e Hibernianit nga tribunat në ndeshjen e javës së kaluar kundër Heartsit. Hibernian katër herë është shpallur kampione e Skocisë, së fundi në vitin 1952. Pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League, Hibernian zë pozitën e fundit, atë të 12-ën me një pikë të fituar. Hibernian të shtunën do të jetë mysafir i St. Mirrenit. Ish lojtari i Finlandës, Kuqi nga viti 2001 deri më tani ka luajtur në Angli, me një shkëputje prej gjashtë muajsh që e kaloi në Koblenz të Gjermanisë. Ndër të tjera karrierë ka bërë edhe në Premier League për skuadra si Newcastle, Fulham e Blackburn Rovers. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1811 |