Maqedonia/ Tre shqiptarë kundër Serbisë | ||||
|
Tre futbollistë shqiptarë janë ftuar në përfaqësuesen e Maqedonisë për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për botërorin ‘Brazili 2014’. Maqedonia më 12 tetor pret Kroacinë, ndërsa katër ditë më vonë Serbinë. Te Maqedonia janë ftuar sulmuesit Agim Ibraimi (Maribor) e Ferhan Hasani (Wolfsburg), si dhe mesfushori Muhamed Demiri (Thun). Te Përfaqësuesja e Finlandës për ndeshjen e ardhshme janë ftuar mesfushori Përparim Hetemaj (Chievo) e sulmuesi Njazi Kuqi (Atromitos). Finlanda më 12 tetor pret Gjergjinë në ndeshje eliminatore. Për Shpresat (U-21) e këtij vendi është ftuar mbrojtësi Lum Rexhepi (Honka). Sulmuesi i Salzburgut, Valon Berisha, është ftuar te U-21 e Norvegjisë për ndeshjet e plejofit për kualifikim në evropian. Norvegjia më 12 e 16 tetor takohet me Francën. Skuadra më e suksesshme kualifikohet në evropianin e vitit tjetër. Te Shpresat e Suedisë, po për ndeshje të plejofit është ftuar mesfushori Astrit Ajdareviç. Suedia në plejof takohet me Italinë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2017 |