HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Franca/ PSG përforcohet me një portier shqiptar nga Tetova
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Janar 2013 14:42   pdfShtypEmail

ball_goalPortieri shqiptar, Enis Azizi është paraqitur në faqen zyrtare të Paris Saint Germain si përforcim i rradhës, ndonëse ende asgjë nuk ka në letër. Enes Azizi është 18 vjeçar, ai është formuar si lojtar me ekipin e të rinjëve të Lausanne Sport, prej aty ku gjiganti francez furnizohet rregullisht me lojtarë të talentuar. Nga kjo skuadër PSG-ja e kishte marrë edhe Lorik Canën, në vitin 1999, për ta zhvilluar në një lojtar të klasit botëror. Azizi kohë më parë ka punuar në Holandë edhe trajnerin e njohur shqiptar të portierëve, Arben Kasolli.

Është befasi se si një skuadër e njohur si PSG, ende pa përfunduar zyrtarisht negociatat, e ka prezantuar Azizin. Menaxheri i tij, Arzen Ramadani, pranon se janë afër marrëveshjes me PSG-në, por gjërat nuk janë hedhur në letër dhe kontrata nuk është nënshkruar ende. “PSG-ja vërtetë është një skuadër e madhe, ajo e ka prezantuar atë ende pa u finalizuar marrëveshja, ndonëse parimisht kemi pajtueshmëri, pasi që kuptohet se PSG-ja është skuadër e madhe”, – tha Ramadani, në një bisedë për sporti1.com. Merret vesh se për Azizin ka shprehur interesim konkret edhe Fulham. Futbollisti nga Tetova është formuar në futbollin zviceran me ekipet zinxhirë të skuadrës ku është dalluar nga skautët parisien, të cilën e kanë thirrur në prova, ku i ka bindur ata, por ndonëse nuk është formalizuar në letër marrëveshja, Azizi i ka bindur ata që të nguten ta publikojnë atë si përforcim. Pas Lorik Canës e Edvin Muratit, Enis Azizi bëhet futbollisti i tretë shqiptar që do të veshë fanellën e PSG-së, ku skuadra vlon nga konkurrenca.


busy
komente