HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Agim Cana: Loriku nuk do të largohet nga Lacio
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Maj 2013 08:26   pdfShtypEmail

lorikCana_LazioBabai i Lorik Canës, Agimi, në një prononcim për mediat italiane ka shfaqur habinë e tij me fjalët e rënda të mesfushorit francez, Matje Valbuena dhe ka saktësuar se djali i tij ka qenë gjithnjë korrekt me shokët dhe me stafin ku ka punuar.

“Nuk e di se për çfarë e ka fjalën Valbuena. Është hera e parë që dëgjoj dikë të akuzojë Lorikun për moskorrektësi. Realisht jam i paqartë për pretendimet e Valbuenës, pasi në deklaratat e tij nuk kuptohej se çfarë i kishte bërë Loriku apo ndonjë tjetër”, është shprehur Agim Cana për “Lalaziosiamonoi.it”.

Në fakt, Matje Valbuena, mesfushori i Marsejës dhe përfaqësueses së Francës, ka folur për mediat franceze për disa prapaskena kur shkoi te Marseja në verën e vitit 2006. Ai ka thënë se asokohe ish-kapiteni i skuadrës, Lorik Cana, e pat pritur shumë keq dhe së bashku me mesfushorin tjetër, M’Bami, e kishin bërë të vuante për ca kohë. “Kur shkova te Marseja, e pata shumë të vështirë. Disa u sollën vërtet keq. Më tallnin e silleshin mjaft ashpër dhe më bënin rreshtore në stërvitje. M’Bami nuk më donte dhe ishte i pari që e nisi keq me mua. Cana më pas për pak më mbylli karrierën. Gjithsesi, ajo periudhë më vlejti”, ka thënë Valbuena.

Ndërkohë, Lorik Cana është vënë në shënjestër nga Hamburgu dhe flitet gjithnjë e më shumë për një kalim të tijin në klubin gjerman, por babai i futbollistit e ka mohuar kategorikisht këtë. “Cana nuk lëviz nga Lacio. Ai ndihet 100 për qind lacial dhe e do këtë skuadër. Në fillim nuk e pati të lehtë të ambientohej, por ai është njeri me karakter të fortë dhe sot është shndërruar në një pjesë të rëndësishme te kësaj skuadre. Është i ri dhe ka për t’i dhënë shumë Lacios”, ka deklaruar Agim Cana.

Është diskutuar vazhdimisht pozicioni i Canës në fushën e lojës. Që nga dita që ai mbërriti, shpeshherë janë vënë në diskutim mundësitë e tij për të luajtur në mesfushë. Agim Cana sqaron se Loriku është një mesfushor mbrojtës tipik, por se di të përshtatet mjaft mirë edhe si qendërmbrojtës.

“Loriku e ka nisur futbollin dhe është formuar si një mesfushor mbrojtës i mirëfilltë, por kjo e ka ndihmuar që të mësojë shumë në fushë dhe të bëjë mjaft mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit. Është e vërtetë se te Lacio ka dhënë më shumë si qendërmbrojtës, por kjo nuk mendoj se është problem për të”, ka thënë babai-menaxher i lojtarit.

Agim Cana është i bindur se Lacio do të fitojë Kupën e Italisë. Bardhekaltrit do të ndeshen me Romën për këtë trofe në finale, por babai i kapitenit të Shqipërisë ka bindjen se Lacio është ekip më solid sesa Roma. “Në derbi nuk mund të bësh parashikime, por gjithsesi unë besoj shumë se Kupën do ta fitojë Lacio”, është shprehur ai.


busy
komente