Itali/ Cana, i lumtur që e shkroi historinë në Lazio | ||||
|
Lorik Cana ndihet i lumtur që e shkroi një pjesë të historisë së Lazios, pas fitores 1:0 ndaj Romës, në finale të Kupës së Italisë. Me këtë rast, Biancocelesti patën një festë të dyfishtë: e para sepse e fituan Kupën dhe e dyta se këtë e bënë pikërisht ndaj rivalit të përbetuar – Roma. “Pesha e Kupës është më shumë simbolike sesa efektive. Më pëlqen fakti se e kam fituar këtë garë dhe edhe më të bukur e bëri fakti se e fituam me derbi. Jemi të lumtur për veten, për grupin e futbollistëve dhe për këta tifozë të shkëlqyeshëm. Ia dedikoj fitoren Lazios dhe lazialëve, që na kanë mbështetur për këtë kohë, pastaj zyrtarët e klubit, që po përparojnë”, deklaroi mesfushori kosovar pas ndeshjes. “Jam i lumtur që e shkrova një pjesë të historisë së Lazios, duke e fituar këtë trofe. Ky definitivisht është sezoni im më i mirë tek Biancocelesti”, përfundoi Cana, në një bisedë për Lazio Style Radio. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2259 |