Kroaci/ Tifozët e Dinamos, Bad Blue Boys nderojnë Kuzhen | ||||
|
Tifozët e Dinamo Zagrebit, Bad Blue Boys (BBB), kanë nderuar ish trajnerin e tyre. Ata ishin mbledhur të hënë në stadiumin ‘Maksimir’, derisa mbanin mbishkrimin ‘Zauvijek ćeš biti jedan od nas’ (Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona), shkruan KP. Po ashtu, tifozët e gjigantit kroat ndezën qirinj në nderim të Kuzes, i cili vdiq të dielën në moshën 61 vjeçare pasi vuante nga leuçemia. Kuzhe ishte trajner i Dinamo Zagrebit dhe i disa përfaqësueseve, derisa në fund të shtatorit të vitit 2010 përfundoi në spital pas sulmit në tru, sa ishte selektor i Shqipërisë. Ai kishte shënuar 14 gola nga 384 ndeshje të zhvilluara si lojtar, ndërsa si trajner kishte punuar në tërë botën, në Australi, Gjermani, Japoni, Ruandë dhe Shqipëri. Në Kroaci, ai ishte trajner i Dinamo Zagrebit, Interit të Kroacisë, Varteksit, Borcit nga Banjalluka, Mainzit dhe Gambas nga Osaka. Tifozët e Dinamos, Bad Blue Boys nderojnë Kuzhen – (Kliko- VIDEO) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2148 |