Legjionarët/ Hysaj dhe Lazio gjithmonë e më pranë | ||||
|
Janë rritur shancet për të parë Elseid Hysajn tek Lazio sezonin e ardhshëm. Empoli ka ulur pretendimet financiare për të dhe bardhekaltrit me në krye drejtorin sportiv Igli Tare janë gati të japin 3 milion euro për kartonin e tij. Futbollisti shqiptar pret me padurim të transferohet në kryeqytet por më parë duhet që drejtuesit e dy klubeve të gjejnë akordin final mes tyre. Një lajm të tillë për mediat italiane e ka konfirmuar presidenti Empolit Frabrizio Corsi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3336 |