Jahmir Hyka : Dua të largohem por nuk më le ekipi! | ||||
|
Mesfushori i kombetares se Shqiperise Jamir Hyka ka luajtur per Mainz 05 ne takimin miqesor te zhvilluar diten e merkure ndaj Fortuna Dusseldorf. Skuadra e shqiptarit fitoi thelle 5-1 dhe Hyka ishte protagonist ne dy nga tre golat e shenuar ne pjesen e pare, te parin dhe te tretin. «Ishte nje takim interesant, gjate te cilit ne patem epersi te plote», tha Hyka ne linje elektronike per Albaniasoccer.com. Jahmiri luajti gjate gjithe pjeses se pare dhe u nderrua ne minutat e para te pjeses se dyte. «Ne pjesen e pare luajtem shpejt dhe dominuam. Na ndihmoi realizimi i golit te pare qe u shenua qe ne fillim te lojes. Ne pjesen e dyte pata deshire te luaja me gjate, por filloi te me shqetesonte kavilja dhe u detyrova qe te kerkoj zevendesim », vazhdoi biseden mesfushori i cili nuk e shikon si alarmant lendimin ne kavilje. «Eshte nje lendim pa problem. Duhet nje dite qetesim dhe gjithcka eshte ne rregull. Asgje alarmante», shpjegon buzagaz 22 vjecari, i cili do ta deshironte me shume qejf largimin drejt nje ekipi tek i cili ai mund te aktivizohej rregullisht. «Do te ishte shume mire sikur te largohesha drejt nje ekipi qe mund te me krijonte mundesine e nje aktivizimi me minutazh me te madh se Mainz, por nuk eshte e lehte. Une dua qe te largohem, por skuadra ime nuk deshiron te me transferoje tek nje klub tjeter. Ata duan te me huazojne, por skuadrat nuk jane te interesuara per huazim, sepse kane lojtaret e tyre qe duan te aktivizojne dhe kjo e nderlikon shume levizjen time tek nje ekip tjeter. Duke patur parasysh se Mainz nuk eshte e interesuar te me transferoje, per kete arsye edhe une nuk kam kontaktuar me klube te tjera», perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, mesfushori i Mainz 05, Jahmir Hyka i cili ka shume mundesi qe do te mbetet pjese e Mainz 05 deri ne fund te sezonit. Fatjon Pandovski Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2442 |